Shehi: Të paktën nuk humbëm, tani vendoset në Beograd

0

Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, luajti sërish një ndeshje të madhe dhe u bë vendimtar me ndërhyrjet e tij, ndërkohë që pas ndeshjes nuk është se ishte shumë i zhgënjyer nga barazimi kundër Partizanit, përkundrazi. Portieri veteran e pranon se mund edhe të humbej ndeshja e sotme.

“Ishte një ndeshje e vështirë, e kishim thënë edhe para ndeshjes. Meraku ynë ishte që disa lojtarë të mos ngarkoheshin më tepër sesa duhet psikologjikisht, duke ditur historitë që mbart kjo sfidë. “Dëshironim fitoren, por edhe barazimi ishte një rezultat i mirë.

“Barazimi në Kiev? Dinamo e Kievit është pak më cilësore se rivalet e tjera, ndërsa për vendin e dytë gjithçka mbetet e hapur.

“Natyrisht, që të luash ballë për ballë me rivalë si Partizani do të thotë që të luash në sulm, të jesh agresiv. Ndoshta në fund mund të ishim më të qetë dhe ta menaxhonim më mirë, por dëshironim fitoren dhe pati pak rrëmujë. Fola me çunat që edhe barazimi ishte mirë, sepse në fund mund të ndëshkoheshim, por shyqyr zotit nuk u ndëshkuam.

“Kemi mbërritur deri në grupe dhe kemi kaluar rivalë shumë të vështirë, ndaj skuadra është shumë mirë piskologjikisht. Jemi mundur dy herë në Europë, ndaj skuadra beson shumë te vetja dhe hyn në fushë për fitore kudo, pak rëndësi ka brenda apo jashtë fushe. Shyqyr që ia kemi arritur kësaj dite dhe lojtarët nuk i druhen askujt, sepse dy vite më parë ishte shumë më e vështirë.

“Fatet e kualifikimit? Duket një grup shumë i kualifikuar, ndoshta do të shkojë deri në fund gara, por do të jetë shumë e rëndësishme ndeshja në Beograd”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image