Shehi ruan qetësinë: Presioni na dëmton, pres më shumë nga sulmi. Teqja? Më i miri

0

Skënderbeu pësoi humbjen e dytë radhazi në transfertën ndaj Kukësit. Në përfundim të takimit trajneri i skuadrës korçare, Orges Shehi, foli për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, ku pranoi se ekipi i tij po kalon një moment të vështirë.

HUMBJA – “Humbje që dhëmb, pasi mund ta evitonim. Nuk e pësuam nga trysnia e kundërshtarit. Vjen në një moment jo të mirë për skuadrën.”

SITUATA – “Është një moment i vështirë. Për herë të parë nuk marrim fitore në tre ndeshje radhazi. Kemi një skuadër ndryshe nga e shkuara, por nuk duhet të na humbasë besimi. Futbolli i tillë është. Të punojmë sot që të qeshim nesër.”

GOLI I PËSUAR – “Është një moment shumë i evitueshëm. Kur kundërshtari bën presion e humb pak toruan dhe gabon edhe e thellon gabimin. I ndodhi Teqes dhe i ndodh çdokujt. Nuk duhet të kryqëzojmë portierin, por ta motivojmë. Teqja është portieri më i mirë në Shqipëri.”

LOJTARËT – “Janë të rinj dhe objektivat kur fillojnë e ndryshojnë gjatë kampionatit, ndoshta vihen pak në presion sa i përket rezultatit. Nuk duhet të bien në presion, ua kam thënë dhe personalisht e ua them edhe në media. Duan të marrin më shumë përsipër dhe nuk dalin te loja e tyre. Ne e kemi si detyrë që nuk duhet të kenë presion për objektivat.”

SULMI – “Pres më shumë nga i gjithë reparti, por ndoshta e gjithë pjesa para, që janë të rinj ndihen në presion. Objektivat ndryshuan pas fazës së parë dhe kjo mbase i ka ndryshuar. Mbase nuk janë të pjekur mjaftueshëm për të mbajtur atë presion.”

HUMBJA E DYTË RRESHT – “Është një situatë jo e mirë dhe ne për këtë arsye kisha menduar ta lë ekipin pushim. Kam menduar se pasnesër skuadra të jetë në Korçë për të vijuar stërvitjen. Nuk duhet ta bëjmë të madhe, por duhet të jemi bashkë dhe të gjejmë një masë. Të qeshim me masë dhe të qajmë me masë. Duhet të punojmë dhe të mos mërzitemi më shumë seç duhet. Nëse e kalojmë masën, humbasim besimin dhe kjo na bën më keq. Dhimbjen me pak fjalë duhet ta kthejmë në forcë.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.