Shehi prek çështjen Aliti: Ky është futbolli profesionist, por si trajner…

Fidan Aliti mbetet ende një çështje te Skënderbeu. Kontrata e futbollistit mbaron në fund të sezonit, por për mëngjarashin po diskutohen disa oferta dhe nuk do ishte çudi që në ditët në vazhdim, mbrojtësi të largohej nga skuadra korçare. Trajneri i Skënderbeut ka folur për 24-vjeçarin në një intervistë për “RTSH Sport”.

“Në vija të përgjithshme jemi mirë. Përveç dëmtimit të Bregut që na erdhi si rrufe në qiell të hapur, gjithçka po shkon mirë. Mungesa e tij është shumë e dëmshme për ne, pasi është një lojtar thelbësor për lojën tonë. Demtes do i duhen dhe disa dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të fazës së tretë, kështu që do të na duhet të bëjmë pa të”.

“Jemi përballur me kundërshtarë të fortë si Tirana dhe Bylisi që është ekipi më i fortë i Kategorisë së Parë. Jam i kënaqur shumë nga loja. Çunat kanë pasur dëshirë të bëjnë, por në ndeshje e fundit kemi pasur dhe mungesë fati”.

ALITI – “Çështja e Fidanit (Alitit) është se jemi në futboll profesionist. Situata është e tillë që ai dhe mund të largohet. Megjithatë në aspektin sportiv, sigurisht që kjo nuk është gjë e mirë për mua si trajner”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *