Shehi: Nuk mund të ketë kombëtare pa lojtarë nga Superiorja

0

Orges Shehi, trajneri i Skënderbeut, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ka folur për nisjen e karrierës së tij si trajner, por edhe për mungesën e ftesave nga kombëtarja për lojtarë të Kategorisë Superiore.

KOMBËTARJA – “Kam qenë pjesë e kombëtares, por nga momenti që kam ikur kanë ndryshuar shumë gjëra. Nuk jam I qartë si është situate brenda. Sigurisht lojtarët e Superiores janë në vëzhgim, pasi nuk mund të ketë kombëtare pa lojtarë të kampionatit tonë, pavarësisht nivelit më të dobët me kampionatet e huaja. Stafi mund të japë një përgjigje më të saktë. Nuk mund të them diçka konkrete”.

DILEMAT – “Dilema kam pasur, kaloja nga futbolli i luajtur në drejtim. Është një eksperiencë e re që e kam pritur me dëshirë. Po punoj me shumë pasion”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.