Shehi: Nuk jemi me tapi te Skënderbeu, pësuam një gol naiv

Orges Shehi, trajneri i Skënderbeut, foli për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ku u shpreh: “Që të fitosh, nuk është e thënë të dominosh. Duhet të shfrytëzonim rastet. Pësuam një gol naiv, nuk kemi çfarë të bëjmë.

KAS – “Për çështjen e KAS-it, nuk kam çfarë flas. Presim vendimin dhe duke qenë se kemi besim, po luftojmë për një vend në Kupat e Europës”.

TOLERIMI – “Shiko, ne duhet të qajmë pikët që lamë vetë, pasi jemi brenda objektivave. Dominuam kundërshtarin, shkuam pranë portës, por nuk shënuam dhe pësuam. Duhet të mendojmë për pikët që lamë ne, jo për ato që mori kundërshtari”.

SKEMA – “Situata të veçanta, ka funskionuar mirë me dy sulmues. Edhe në pjesën e parë, nuk është se funksionoi keq, pasi të dy sulmuesit kishin raste, por me kalimin e minutave, Oto ndjeu lodhjen dhe e zëvendësuam me Gripshin. Kur kundërshtari aktivizoi Grecën, ndërruam modul. Taipi nuk ishte në 100%, vjen pas dëmtimit. Herë ka funksionuar skema me dy sulmues, herë jo”.

PËRGJIGJA NEGATIVE – “Ne shpresojmë që përgjigja nga KAS-i të jetë pozitive, por të gjithë lojtarët kanë kontrata me klubin që përfundon në përfundim të kampionatit. Asnjëri nuk është aty i përhershëm te Skënderbeu, nuk jemi këtu me tapi. Do të vendosim në fund të sezonit nëse do të vazhdojmë bashkëpunim ose jo. Përgjigja negative nga KAS-i sjell vendime të ndryshme”, u shpreh Shehi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *