Shehi: Ndjenjë e mirë pas fitores, s’heqim dorë nga objektivat madhorë

Trajneri i Skënderbeut Orges Shehi, foli para medieve në përfundim të takimit të parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Besëlidhjes në transfertë. Tekniku durrsak u shpreh i gëzuar me fitoren, sidomos për faktin se ndeshja u zhvillua në një terren shumë të rënduar.

“Të fitosh ndeshjen e parë në Kupë jashtë të bën të ndjehesh mirë. Besëlidhja është një kategori më poshtë se ne, por nga ajo që pamë në ndeshje, ata ditën shumë mirë t’i përshtaten terrenit, që ishte mjaft i rënduar. U bë më shumë një lojë fizike, sesa mënyrën e lojës sonë”.

“Flas për ecurinë e skuadrës sime, s’kam pse komentoj Partizanin. Partizani është rivali jonë me të cilët do të përballemi pas tre ditësh. Ne pavarësisht largimeve të lojtarëve jemi një skuadër që kemi bërë mirë, dhe ndoshta duhet të kishim marrë më shumë pikë në renditje, duke qenë se kemi dhënë më shumë në fushë. Sigurisht dhe duke qenë pjesë e këtij klubi e këtij ambienti, që vitet në këto vite ka fituar shumë, kurrsesi nuk mund të heqim dorë si madhorë nga kupa dhe kampionati”, përfundoi Shehi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *