Shehi kundër Dajës, nxënësi sfidon mësuesin për kreun

0

Flamurtari-Skënderbeu i këtij sezoni ka rikthyer prej javëve të para rivalitetin e sezonit 2010-2011. Përtej polemikave  apo rezervave për atë që ka ndodhur shtatë vite më parë. Këtë herë sfida kthehet në fushë, me objektivin final, titullin.

Përpos rivalitetit të vjetër, duelit ndërmjet dy skuadrave i është shtuar edhe një element i rëndësishëm. Flamurtari i këtij sezoni drejtohet nga Ilir Daja, trajneri që fitoi gjithçka Brenda një sezoni në Korçë. Kampionat dhe Kupës, arritje të parealizuara më parë.

Drejtuesi i stolit do të ketë përballë si kundërshtar në javën e katërt të Kategorisë Superiore, as më shumë e as më pak, por ish-kapitenin e tij. Daja dhe Shehi, dy personazhë që deri më tani kishin bashkëpunuar ngusht drejt suksesit dhe tashmë e shohin veten si rivalë.

Ajo e së hënës do të jetë ndeshja kur nxënësi sfidon për herë të parë mësuesin. Nuk është një duel vendimtar, por me dy skuadrat që ndajnë kreun në kuotën e 7 pikëve dhe pa pësuar ende asnjë humbje, fitorja do të vlente jo vetëm si avantazh për renditjen, por kryesisht në aspektin psikologjik.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.