Shehi: Kaluam një muaj të mallkuar, u mundëm nga një gjysmë rasti

0

Skënderbeu nuk ia doli as në Kamzë. Ekipi korçar e mbylli në mënyrën më të keqe këtë vit, duke regjistruar ndeshjen e pestë pa fitore. Katër humbje rresht janë shumë për kampionët në fuqi dhe Orges Shehi nuk është aspak i lumtur për këtë situatë.

Trajneri i Skënderbeut ka folur pas humbjes me Kamzën në emisionin “Gol pas Goli” në “SuperSport”, duke analizuar ndeshjen dhe momentin jo të ekipit të tij.

KRIZA – “Mendoj se është një muaj i mallkuar, pasi prodhojmë dhe nuk marrim pikët. Kush e ka parë ndeshjen e di se ne u mundëm me një gjysmë rasti dhe na vjen keq”.

DORËHEQJA – Nuk kam asgjë për të sqaruar. Çdo njeri, kur është pjesë e një skuadre ka të drejtën të mendojë. Është e drejta e çdokujt që të ketë mendimet e tij, por them se është një çështje e kaluar që nuk ia vlen të kthehemi”.

DËNIMI – “Nuk besoj se është shkaku kryesor, pasi skuadra bën mirë. Nëse lojtarët do të mendonin te ajo çështje nuk do stërviteshin mirë dhe nuk do vraponin në fushë. Nëse do të kishim luajtur ndeshjet si sot, nuk do ishim në këtë pozicion. Nuk është ky shkaku. Kemi një ngërç psikologjik. Skuadra kishte besim te rezultatet e mira. Kur goditesh rresht, edhe nga fati, besimi bie. Ana psikologjike na ka dëmtuar gjatë kësaj periudhe”.

OPINIONI – “Duke ndenjur në kushte të ngrohta mund të japësh mendime të ndryshme, që nuk kanë lidhje me atë që jepet në fushë. Lojtarët rrinë larg familjeve dhe stërvitjen në shi e borë. Lojtarët e vjetër janë kërkues, por nuk e kanë kaluar masën”.

GOLI I PËSIUAR – “U goditëm nga një gjysmë rasti. Vendosja e qendrës djathtas mund ta evitonim golin. Problemi i Muzakës erdhi në fund dhe na ndëshkoi. Kishim probleme me shumë lojtarë dhe na u prishën ekuilibrat. Rreshtimi deri diku na kënaq, por do të provojmë edhe në varësi të rezultatit”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.