Shehi jep “recetën” për një Skënderbe fitues

Orges Shehi, trajneri i Skënderbeut, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për ndeshjen e nesërme me Kukësin. Ai është shprehur se ekipi i tij është gati dhe do të vijojë me paraqitjet e mira në fushën e blertë.

“Vijmë pas një barazimi dhe një humbjeje. Në dy ndeshjet e fundit kemi bërë mirë në fushë, por nuk kemi marrë atë që kemi prodhuar. Duke qenë në vazhdën e ndeshjeve që ekipi po prodhon, kemi besim se ekipi do të jetë aty ku duhet”.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë më mirë skuadra e tij, durrsaku i pankinës bardhëkuqe shprehet: “Duhet të jemi më të disiplinuar taktikisht, të mos na tërheqë dëshira për ta fituar ndeshjen dhe për të dalë nga detyrat. Ky ka qenë thelbi i asaj që unë kam thënë. Në Durrës luajtëm mirë, dolëm para portës. E thashë edhe më parë, futbolli i tillë është. Nuk shënuam dhe po ta bënim diçka të tillë do ishte një tjetër histori, sepse edhe kundërshtari nuk na vuri në vështirësi”.

Fitorja detyrim? Objektivi është i njëjti, që atë çka kemi ta japim në fushë, që pas ndeshjes të dalim me kokën lart. Nuk mendoj se është detyrim, detyrim është të japim atë që kemi në fushë”.

Rikthimi i tifozëve? Sigurisht që na vjen mirë që pas dy ndeshjesh në shtëpi kthehen. të luash pa tifozë, as miqësores nuk i afrohet. Më mirë të luash jashtë dhe të ketë njerëz, pasi ka tjetër adrenalinë. Ata janë ndihmë e madhe për tifozët dhe na bëhet qejfi që luajmë me praninë e tyre”.

Formacioni? Nuk besoj se do të ketë shumë ndryshime. Përveç faktit që nuk do të jetë Sambou, të tjerët janë gati. Hoxhaj do të jetë pjesë e grupit për nesër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *