Shehi: Jemi në një situatë kaotike, kam lojtarë që nuk mund të vrapojnë

0

Seanca e sotme e Skënderbeut, ishte e veçantë, pasi trajneri Orges Shehi vendosi që të bëjë një ndeshje kontrolli mes skuadrës së parë, lojtarëve të Akademisë së Skënderbeut dhe disa futbollistëve të huaj. Të gjithë nën vëzhgimin e Shehit, shumë lojtarë u aktivizuan, por numri një i skuadrës korçarë tha se lojtarët që e impresionuan, ishin shumë pak. Në fjalën e tij për RTSH Sport, Shehi mes të tjerash tregoi edhe problemet që skuadra e tij ka nga dëmtimet e shumta:

“Është shumë shpejt për të thënë nëse ka lojtarë te Akademia që mund të bëhen pjesë e Skënderbeut. Lojtarët e huaj? 2 lojtarë më pëlqyen pak, më dhanë shpresën se mund të luajnë futboll. Por do të shohim në muajt e ardhshëm se kush do të jetë pjesë e ekipit të parë e kush jo. Jemi në një situatë alarmante. Krasniqi është jashtë, do t’i duhen shumë javë për t’u rikthyer. Muzaka dhe Oto Xhon nuk po vrapojnë, Bregu ka problemet e veta. Edhe Radash nuk është në 100%, por shpresoj që këtë fundjavë të fitojmë dhe të dalim me sukses”, tha Shehi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.