Shehi: Jemi kthyer në Europë edhe më të fortë

0

Kapiteni i Skënderbeut ka dalë bashkë me trajnerin Daja para gazetarëve në konferencën e zakonshme të shtypit. Ai ka folur për atë çfarë pritet sot në stadiumin e Kievit.

– Sezoni i kaluar Skënderbeu nuk mori pjesë në kompeticionet  europiane…

– Po, nuk ishim në Europë, por nuk kemi mbetur pa ndeshje ndërkombëtare. Personalisht, isha pjesë e ekipit kombëtar dhe kam marrë pjesë në Euro 2016. Mendoj se pezullimi na bëri vetëm më të fortë dhe më të uritur për fitore.

– A mund të krahasoni Dinamon aktuale me atë që keni luajtur pak vite më parë në miqësore?

– Jemi takuar me Dinamon e Kievit disa herë, si gjatë përgatitjeve të verës, ashtu edhe të dimrit. Natyrisht, që atëherë ekipi ka ndryshuar, por nuk dua të flas për Dinamon. Më mirë të flas për ekipin tim. Që atëherë edhe ne kemi ndryshuar shumë, kemi një trajner të ri dhe po ashtu shumë lojtarë të rinj, sepse ka pasur lëvizje.

– Fakti që nga Dinamo është larguar Jarmolenko, a është një lajm i mirë për ju?

– Sigurisht që po. Është e mirë për ne, sepse Jarmolenko ishte kapiten, lojtari më i mirë i Dinamos. Por edhe ne kemi humbur lojtarin tonë kryesor, Latifin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here