Shehi: Ia kishim borxh qytetit

Portieri legjendar i Skënderbeut, Orges Shehi, luajti ndoshta ndeshjen e fundit si profesionist, por duhet gjithnjë një “ndoshta”, për të mos rrezikuar, sepse Skënderbeu nuk e lëshon kollaj. Veterani i portës ka fituar edhe trofeun që i mungonte, që sipas tij ishte një borxh edhe për Korçën.

Ndeshja e fundit apo do vazhdoni?

Edhe vjet thash do e lë, por më bindën që të vazhdoj dhe duhet t’i falënderoj, pasi kaluam një sezon fantastik. Jam shumë i kënaqur, Sa  i përket të ardhmes, do ta them së shpejti vendimin tim se çfarë do të bëj.

Si ishte kjo kupë në karrierën e gjatë?

Dy i kam fituar me Teutën, një në vitin 2000 dhe me Besën në 2009. Kjo është kupa e katërt. Më vjen mirë që e morëm pasi ia kishim borxh qytetit.  Na mungonte ky trofe. I kemi humbur 2 finale, nuk mund të humbisni dhe këtë.

Pse nuk ishte dhe djali sot me ju në festë, por vetëm vajza?

Çuni ma kalon në gjatësi dhe nuk e mora. Përtej shakasë, çuni ishte në stadium, por ka një fizik të gjatë, nuk vjen pasi nuk do të duket si fëmijë që të dalë në fushë.

Momentet më të mira në karrierë?

Ka pasur shumë. Në gjithë karrierën kam luajtur me skuadra që pretendojnë dhe kem pasur dhe momente të këqija, kur kam humbur titullin me Partizanin. Ndeshja me Mlladën nuk përsëritet dhe na ka dhënë shumë adrenalinë. Dy herë është përlotur Ylli Aga, një herë me Lacion dhe një herë me ne.

Skuadra që ke pëlqyer nga skuadrat e tjera?

Luftëtari luan futboll të bukur. Laçi ka djem të rinj dhe bën mirë, Kukësi dihet që ishte rivali ynë. Të tre kanë bërë një kampionat të mirë pas nesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *