Shehi i dëshpëruar: E humbëm ndeshjen për gabimet tona!

Skënderbeu pësoi një disfatë të hidhur ditën e sotme ndaj Laçit, në shifrat 2-0. Pas sfidës numri një i pankinës korçare, Orges Shehi foli në emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”, ku evidentoi faktin që Skënderbeu u ndëshkua për gabimet e tij.

“Pësuam dy gola nga gabimet tona. Kundërshtari qëndroi në mbrojtje. pati raste, por i tillë është futbolli dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk duhet ta nisnim ndeshjen ashtu. Nga nja rivënie na erdhi goli. Kundërshtari u mbrojt në metrat e fundit, patëm raste në pjesën e parë. Nuk shënuam dhe në momentin më të mirë e pësuam. Aty u mbyll gjithçka”.

“Ka diçka që nuk shkon, sulmojmë me shumë lojtarë. Mbrojtja duhet të jetë më lart, mesfushorët nuk duhet ta lënë qendrën bosh. Por kjo vjen nga ajo dëshira për të fituar. Duhen menaxhuar më mirë situatat”.

“Jemi munduar t’i aktivizojmë të gjithë. Ndeshjen e kaluar nuk ishin tre lojtarë, që luajtën sot. Këta lojtarë kemi. Kur Laçi u fut pas futëm Guexh. Hoxhaj dhe Krasniqi nuk shënuan, por mund të shënojnë herën tjetër”, përfundoi tekniku kavajas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *