Shehi: Humbje e pafat, më vjen keq që tifozët na kanë braktisur

Skënderbeu pësoi humbjen e parë në Korçë për këtë sezon. Trajneri u shfaq mjaft i mërzitur për disfatën e skuadrës së tij. Në fjalët e tij në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, tekniku durrsak foli lojën e skuadrës dhe numrin e pakët të tifozëve në shkallët e stadiumit.

GOLI I PËSUAR – “Golin që pësuam e morëm për atë moment që punojmë gjatë gjithë javës. Ishte mbajtje e tepruar nga ana jonë, pasi erdhi faulli dhe më pas goli. nuk u shprehëm siç duhet në pjesën e parë, por kundërshtari nuk na vuri në vështirësi”.

RASTET E SHUMTA – “Më vjen keq për rastet e shpërdoruara dhe për djersën e djemve. Ushtruam presion dhe ndryshuam modul duke dalë 4-4-1-1, që na solli përmirësim. Më vjen keq që shkuam deri aty dhe nuk konkretizuam”.

KRASNIQI – “Krasniqi ka pësuar një dëmtim dhe nuk ishte i grumbulluar. Mungesën e tij do ta vuajmë edhe 2-3 javë të tjera”.

MUNGESA E FATIT – “Nga një ndeshje në tjetrën ka specifika ndryshe, Sot bëmë presion, shkuam te porta dhe e mbyllëm kundërshtarin, por futbolli është edhe i padrejtë dhe dënohesh edhe kur meriton diçka më shumë për atë që jep në fushën e lojës”.

ZËVENDËSIMI – “Duke parë situatën donim të qarkullonim topin shpejt dhe të merrnim krahët. Në finalizim nuk vepruam siç duhet. Lojtarët në krah mund të vepronin më mirë, por Guindon e aktivizuam se nuk kishim çfarë të habisnim dhe larguam Demten. Po funksiononim mirë dhe ndaj nuk e bëmë zëvendësimin më herët”.

TIFOZËT – “Edhe vetë nuk e kuptoj mungesën e tifozëve. Skuadra ka qenë më e plotë, me lojtarë me cilësor dhe me shumë eksperiencë dhe gradualisht tifozët vinin në stadium. Kjo skuadër është e re dhe këto çuna duan mbështetje dhe nuk e kuptoj se pse tifozët nuk janë në shkallët e stadiumit. Djemtë duan besim edhe nga tifozët dhe nuk duhet ta braktisin skuadrën”.

KAMPIONATI – “Kampionati është tepër i fortë dhe mund të fitosh e të humbasësh ndaj kujtdo. Futbolli ishte i padrejtë me ne sot dhe nuk e meritonim humbjen sot”.

MERKATO – “Ka nevojë për ndërhyrje dhe po mundohemi që të gjejmë lojtarët e duhur. Në janar nuk është e lehtë që të marrësh lojtarë të asaj cilësie që ne kërkojmë. Na duhet më shumë eksperiencë, pasi në disa situata luan rol

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *