Shehi: Drejtësia vonon, por s’harron!

0

Portieri i Skënderbeut, protagonist mbrëmbjen e 14 tetorit 2015: “E ndjejmë që jemi pranë një objektivi madhor”

Ishte aty, në ferrin e Beogradit, përballë trysnisë së tifozerisë vendase, që përdori stola e sende të forta, por ai u përballë pa asnjë frikë në mbrojtje të shokëve dhe flamurit. Vendimi i KAS-it e gëzon pa masë Orges Shehi, një nga protagonistët e padiskutueshëm të ngjarjeve të 14 tetorit. Portieri veteran i grupit të De Biazit mjaftohet me një fjali të vetme për të përkufizuar vendimin e dhënë. “Është një vendim mëse i drejtë nga ajo që është publikuar në media, por edhe nga puna e bërë nga FSHF, drejtësia vonon por nuk harron”, – thotë gardiani i Skënderbeut në një prononcim për “Supersport”.

Më pas 38-vjeçari analizon ecurinë e deritanishme të skuadrës duke theksuar se tashmë ëndrra është më pranë. “Skuadra ka bërë një gjysmë fazë shumë të mirë për të mos thënë të përsosur. Por këto tre pikë na çuan shumë afër ëndrrës teksa përpara kemi ndeshje të vështira. Çdo gjë është e mundur por me këtë grup që kemi gjithçka është e arritshme”, – thekson portieri durrsak. Euforia – Tashmë armiku kryesor për kombëtaren shqiptare mund të jetë euforia, pasi kurë më parë futbolli shqiptar nuk ka përjetuar një situatë të tillë. Por Shehi si një veteran që e njeh mirë ambientin kuqezi eviton statusin e vetëkënaqësisë në një skuadër ku puna mbetet arma më e fortë. “Mendoj që nuk do të dëmtohemi nga euforia pasi stafi i përgatit mirë ndeshjet edhe ne nuk kemi një ekip euforik. Por ne e ndjejmë që jemi pranë një objektivi madhor. Nuk ka vend për eufori, por i presim këto sfida me shumë besim për të arritur objektivin madhor”, deklaroi mes të tjerash Orges Shehi në prononcimin e tij për “Supersport”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image