Shehi: Derbi me Flamurtarin, ka diçka që më shqetëson

0

Skënderbeu është gati dhe do vazhdimësinë pas fitores së arritur në shtëpi me Laçin. Këtë herë korçarët luajnë në një transfertë të vështirë me Flamurtarin. Kjo javë ka qenë disi më e qetë për bardhekuqtë, ndërkohë që përballjen me vlonjatët trajneri Shehi e konsideron një derbi.

“Në disa javë nuk po merrnim pikë, edhe pse nuk po luanim keq. Me fitoren ndaj Laçit, për më tepër edhe me një lojë të mirë, tani shpresojmë për vazhdimësinë. Mendoj se ndaj Flamurtarit do të jetë një ndeshje si derbi, për rivalitetin e fortë mes dy kundërshtarësh. Në Vlorë kemi fituar vitet e fundit, por kjo ndeshje ka vlerësimin tim maksimal. Shpresojmë të bëjmë maksimumin, në vazhdën e takimeve të fundit, duke parë që luhet në kushte dhe fushë të mirë”, deklaroi durrsaku i pankinës së Skënderbeut.

Një problem për korçarët janë të huajt dhe Shehi e ka të vështirë të vendosë se kush do të luajë. Rregullorja lejon që vetëm katër futbollistë të huaj të luajnë njëkohësisht në një ndeshje të Superiores.

“Ka ende shumë gjëra për t’u zgjidhur. Kemi problem edhe me të huajt, që duhen përshtatur. Kemi më shumë se 6 që kanë cilësi, dhe që meritojnë të jenë në fushë, ndaj edhe ka dilema”, përfundoi Shehi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.