“Shehi aset i Skënderbeut”, në Korçë thyejnë heshtjen

Orgesh Shehi e ka ndarë mendjen dhe nuk do të jetë në krye të Skënderbeut. Durrsaku, pas 9 vitesh e mbylli me korçarët dhe deri më tani nuk kishte asnjë reagim nga klubi bardhekuq. Sot është thyer heshtja dhe në Korçë ndihen krenarë që Shehin e kanë pasur pjesë të tyre. Te Skënderbeu numërojnë sukseset së bashku dhe theksojnë se lidhja e tyre me Shehin nuk bëhet përmes një kontrate, pasi ai është një aset i klubit dhe një pjesë e pandarë e tij.

POSTIMI I SKËNDERBEUT – “Një ikonë, legjendë… 2 pjesëmarrje në grupet e Europa League, një play-off në Champions League dhe 1 play-off në Europa League. 7 tituj kampion, 3 superkupa dhe një Kupë Shqipërie. 9 vite bardhekuq, lider brenda dhe jashtë fushë.

Fjalët janë të tepërta, nuk ka arsye për të reaguar, Orges Shehin nuk e lidh kontrata me Skënderbeun por 9 vite plot suksese, emocione dhe dashuri. Orges Shehi nuk mund të largohet me një intervistë nga Korça dhe padiskutim mbetet një aset dhe pjesë e pandarë e klubit…?”, shkruhet në postimin e klubit korçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *