Sheh gjithmonë videot e Luka Modriç, Lindon Selahi është në listën e Shqipërisë

Pavarësisht se lista e Shqipërisë nuk është zbuluar ende me detaje, ditë pas dite po dalin edhe disa emra që do të gjenden në të. Këtë herë flasim për futbollistin e Twentes që debutoi me Moldavinë, Lindon Selahi.

Ky i fundit arriti që të gjente edhe golin e parë ne elitën e futbollit holandez. Tashmë nuk ka më dyshime dhe ky futbollist do të vijë sërish në grumbullimin e Rejës, për dy ndeshjet e radhës kundër Andorrës dhe Francës.

Këtë e ka pranuar vetë Selahi në një intervistë për faqen zyrtare të klubit: “Unë kam luajtur me shumë futbollistë të mirë si kundërshtar, por ndaj Francës do të kem përballë një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Lojtari im i preferuar është Luka Modriç. Ai luan në të njëjtën pozicion dhe kjo është arsyeja se përse unë shoh shumë video të tij dhe dua të dukem si ai”, ka thënë Selahi. /Sport Ekspres/