Shefild Uensdi, “E mërkura” për faj të… Metalurgjisë

0

Anton Cicani

Në “piramidën” e futbollit anglez shumica e emrave të skuadrave kanë një City, Rovers apo United si “prapashtesë”, teksa të tjera janë unifikim i dy skuadrave, që në të shkuarën kanë qenë të ndarë…

Por, një skuadër ose klub ka tërhequr vëmendjen e atyre që sigurisht vendosin baste ditën e shtunë, atëherë kur shpesh ligat “e ulëta” angleze tërheqin më shumë vëmendjen edhe se ndeshjet e Italisë, Spanjës, Gjermanisë, Francës, apo edhe vetë Premier League.

Risultati immagini per sheffield

Po flasim për Shefild Uensdi (Sheffield Wednesday)… Pse kjo prapashtesë, pra “e mërkurë” pas emrit të qytetit ku lindi klubi i parë i futbollit në Angli, pra Shefild FC.

E lehtë të thuash, sepse “u themeluan një ditë të mërkure”… Por, e vërteta është një tjetër dhe duhet të bësh një udhëtim në kohë për të kuptuar se pse pikërisht “E mërkura” mori një tjetër kuptim në një nga qytetet “më gri” të Anglisë, duke qenë e karakterizuar kryesisht nga ato shtëpia të renditura si një fushë shahu dhe me tymin e indrustrisë së rëndë që zbriste si një mjegull në qytet…

Të kthehemi pas në kohë. Jemi në vitin e largët 1867 dhe data shënon 4 shtator. Shirat e parë kanë nisur në Angli, teksa një grup djemsh, që punonin në Metalurgjinë e Hekurit, ashtu si thuajse 90% e banorëve të qytetit Shefild, detyroheshin të bënin punë të rëndë dhe orare në kufi të durimit dhe sforcimit fizik, duke pasur vetëm një ditë pushim. E gjeni dot? E mërkura! Jeta e tyre rrotullohej te ajo ditë, ku në 24 orë arrinin të shijonin familjen, pushimin, të konsumonin një shishe birrë dhe të mund të ndiznin cigaret e tyre pa e pasur mendjen te puna…

Dhe, ajo ditë ishte edhe dita e lirë për t’u stërvitur apo luajtur, pak rëndësi ka, sepse rroga dhe zhvillimi i industrisë vinin si prioritetet e para.

Fabrikat, industritë dhe të gjitha sektoret e tjera të asaj kohe kishin bazë në qendrën e qytetit, duke ndryshuar urbanistikën e Shefildit. Askush nuk mund të ndalonte, ndryshe ekonomia e Anglisë haste vështirësi.

Dhe, pikërisht në atë që është konsideruar edhe “mushkria” e ekonomisë angleze dhe zhvillimit industrial, lindi Shefild FC (klubi i parë historik), por edhe tre të tjerë.

Sot, me këtë skuadër luan Atdhe Nuhiu, sulmuesi i Kosovës, që e mbylli me 11 gola sezonalë dhe tre gola në javën e fundit në Championship… Por, e sigurt është që Nuhiu nuk ka lindur ditë të mërkure…

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.