Shefi i klubit, Hallaçi: Duam titull të pathyeshëm

0

Mund të cilësohet një ecuri fantastike kjo e Kukësit, sepse pas 34 javësh kolona e humbjeve është ende e bardhë. Askush nuk ka arritur që t’i mundë kuksianët gjatë këtij sezoni, madje humbja e fundit daton afro 13 muaj më parë. Rruga e titullit kampion është shtruar nga pathyeshmëria, e koleksionuar me shumë barazime, por diferencën po e bëjnë pikërisht ato barazime, të cilat e mbajnë Kukësin 1 pikë më shumë se ndjekësit e Skënderbeut. Verilindorët cilësohen me një dorë në titull, pasi ndeshjen vendimtare ku mund të sigurojnë matematikisht titullin do e luajnë në shtëpi, e konsideruar si pika e tyre më të fortë, ku kanë marrë 14 fitore dhe vetëm 3 barazime. Dje, shefi i klubit Jonuz Hallaçi, ka postuar një foto së bashku me trajnerin Ernest Gjoka, dhe foton e shoqëron me diçiturën: “Edhe dy beteja për të fituar luftën, (titullin). E duam të pastër, pa humbje”.

Normalisht që titulli është objektivi për të cilin presidenti Safet Gjici nuk do e shikonte fare faturën, por në Kukës duket se kanë dhe një objektiv tjetër për të arritur, atë që ta mbyllin sezonin pa asnjë humbje. Kukësi e ka vendosur rekordin, pasi ndoshta dhe për shumë vite do të jetë mjaft e vështirë që një tjetër ekip të shënojë kaq shumë ndeshje pa humbje. A do të synohet arritja e rekordit të Dinamos? Titulli është i pari, për rekordin mund të mendohet më pas, e sigurt është që Kukësi e do titullin si i pathyeshëm, ndoshta dhe për më mbajtur emrin përkrah Sëlltikut dhe Kopenhagenit, të cilat ashtu si Kukësi në kampionatet e tyre respektive nuk njohin humbje.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image