Shefi i arbitrave i jep të drejtë Milanit, por: Fabri nuk do pezullohet!

Përballja mes Juventusit dhe Milanit ishte një ndër ndeshjet me të përfolura të javës që lamë pas, me arbitrin që u bë protagonisti kryesor i takimit.

Lidhur me këtë ndeshje dhe pezullimin e mundshëm të arbitrit Fabri, foli pikërisht Nikola Ricoli, shefi i arbitrave, i cili tha se nuk do të ketë asnjë dënim, madje shtoi se gabimet të japin eksperiencë.

“90% e gabimeve, kemi parë që ndodhin nga penalltitë dhe prekjet me dorë në zonë. Ne gjithashtu kemi shpjeguar se çfarë bëjmë gjatë takimeve me arbitrat. Duhet më shumë profesionalizëm dhe nuk e kam fjalën vetëm për VAR-in.”

“Nuk folëm për javën e 31-të në këtë takim. Askush nuk do të pezullohet. Njerëzit që ne punësojmë duhet të jenë të aftë dhe duhet t’i menaxhojmë mirë.”

“Fabri duhet të rritet, por ka një potencial të madh. Eksperienca fitohet edhe nëpërmjet gabimeve. Edhe unë kam bërë gabime, në këtë mënyrë rritesh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *