Shaqiri mjaft entuziast: Urime bisha!

Xherdan Shaqiri u transferua këtë verë tek skuadra e Liveprulit. Sulmuesi anësor është në katror ndeshje, por ka koleksionuar vetëm 94 minuta në total. Normalisht që konkurrenca është e madhe në një skuadër si “The Reds”, por gjilanasi ka pasur mbështetjen e trajnerit Jurgen Klop.

Ndonëse Shaqiri luan për Përfaqësuesen e Zvicrës, asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e tij dhe ka mjaft miq shqiptar. Një prej tyre është dhe Florian Marku, i cili mbrëmjen e djeshme zhvilloi një ndeshje ndaj rumunit Ion Vranceanit, të cilin e mundi në dy raunde.

Shaqiri, në pamundësi për ta ndjekur ndeshjen nga Ferizaj ka shfaqur mbështetjen e tij nga një postim në “Instagram”. 26-vjeçari duket jo pak entuziast, teksa e uron Markun: “Urime Bisha”. Gjithsesi, video ka qenë vetëm pak orë në profilin e lojtarit të Liverpulit, i cili pak minuta më parë e ka fshirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *