Shaqiri i vendosur, pret vetëm Liverpulin

0

Xherdan Shaqiri kërkon të shkojë patjetër të Liverpuli dhe ia ka bërë të qartë klubit të tij Stouk Siti.

Mesfushori ka nisur pushimet pas Kupës së Botës dhe pret me qetësi transferimin, që do të ndodhë patjetër, sepse Stouk Siti ka rënë nga Premier Liga dhe sipas kontratës, Shaqiri largohet kundrejt një shifre të vogël, vetëm 13 milionë sterlina.

Liverpuli ka nisur bisedimet me Stouk Sitin dhe gjithçka është në rrugën e duhur, ndaj brenda kësaj jave mund të ketë zyrtarizim dhe prezantim.

Ditët e fundit Juventusi kontaktoi me Liverpulin, duke i ofruar kroatin Marko Pjata për 22 milionë euro, por bëhet fjalë për një lojtar që nuk ma treguar asgjë që pas largimit nga Dinamo e Zagrebit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.