Shaqiri e detyron, Klop: Zakonisht nuk e bëj diçka të tillë!

Xherdan Shaqiri zhvilloi ndeshjen e parë në Premier Ligë me ekipin e Liverpulit në fitoren me tris golash përballë Southemptonit. 26-vjeçari u aktivizua si titullar dhe ishte protagonist në dy prej golave të shënuar nga “The Reds”.

Në pushimin mes pjesëve, Jurgen Klop vendosi ta ndërroje, duke aktivizuar Milner në vendin e Shaqirit. Trajneri gjerman ka folur pas ndeshjes për lojtarin me origjinë shqiptare dhe ka shpjeguar vendimin e tij.

Është puna ime ajo që ndonjëherë, duhet t’u jap lojtarëve lajme, që jo të gjithë kanë dëshirë t’i dëgjojnë. Kështu ndodhi në pushimin e ndeshjes. Shaqiri është një djalë i shkëlqyer dhe nuk pati asnjë lloj problemi. Zakonisht nuk i shpjegoj shkaqet e zëvendësimeve në pushimin mes pjesëve, por mendoj që sot duhet ta jepja një shpjegim të tillë.

Gjithsesi jam i kënaqur që e kam në skuadër dhe goditja e tij e dënimit ishte fantastike. Çfarë gjuajtje! Dhe pasimet e tij ishin të mira. Por, skuadra nuk është mësuar me atë çfarë bëmë sot. Duhet të ishte më e vështirë për Shaqirin, i cili është një lojtar i ri në skuadrën tonë, por nuk ndodhi kështu. Ai punoi dhe dha shumë.

Pati disa probleme në fazën defensive, por nuk mund të mos jem i kënaqur për fazën sulmuese. Duhet të bëjmë ndonjë modifikim të vogël, por Shaqiri u tregua i aftë dhe jam shumë i lumtur”, përfundoi Jurgen Klop.

Flamuri shqiptar i pranishëm në stadium

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *