Shaqiri do kohë nga tifozët e Stouk Sitit

0

Mesfushori me origjinë shqiptare i Stouk Sitit, Xherdan Shaqiri, ka kërkuar durim para se të gjejë formën e tij më të mirë, pavarësisht se është lojtari më i shtrenjtë i skuadrës. Përforcimi i ardhur nga Interi në fillim të këtij sezoni ka thënë se është i lumtur që luan në Angli. “Më nevojiten më shumë ndeshje për t’i kuptuar shokët e rinj të skuadrës, por unë ndihem lojë pas loje më mirë, kështu që jam i lumtur që jam këtu te Stouk dhe që luaj në ligën më të fortë në botë”, ka deklaruar ish-mesfushori i Bajernit. “Duam që të marrim tri pikë në ndeshjen e radhës ndaj Uatfordit, qe t’i gëzojmë tifozët tanë. Asnjë ndeshje nuk është lehtë. Si ne po ashtu edhe ata kanë shanse për të fituar, por ne jemi të bindur se do t’i marrim tri pikë në këtë takim”, ka deklaruar Shaqiri.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image