Shapekoense fiton në ndeshjen e parë ndërkombëtare pas tragjedisë

0

Shapekoense luajti sot në orët e para të mëngjesit me orën tonë një ndeshje ndërkombëtare, duke debutuar në fazën e grupeve të Kupës Libertadores, ekuivalenti i Ligës së Kampioneve në Europë.

Klubi brazilian humbi thuajse gjithë skuadrën në tragjedinë ajrore që u mori jetën 71 personale në nëntor, gjatë udhëtimit për finalen e Kupës Sudamerikana në Kolumbi.

Më pas, filloi rindërtimi dhe në skuadër kanë mbetur pak lojtarë që mbijetuan nga tragjedia, ndërsa ndeshja e parë ndërkombëtare u luajt në Venezuelë, kundër Zulias.

Një ndeshje shumë emocionuese, fituar 2-1 nga Shapekoense, që e ka nisur në mënyrën më të mirë kompeticionin madhor, duke nderuar me fitore heronjtë e pafat të sezonit të shkuar.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here