Shansi i Berishës, titullar kundër Parmës

Atalanta përballet nesër kundër Parmës dhe synimi i ekipit bergamask është vetëm fitorja. Djemtë e Xhanpiero Gasperinit vijnë nga fitorja e thellë me rezultatin 1-5 kundër Kievos në transfertë, ndërsa trajneri i Atalantës është ndalur dhe te Etrit Berisha gjatë konferencës për shtyp

Gardiani i kombëtares shqiptare e ka humbur postin e titullarit në këtë sezon, me Gasperinin që ka preferuar Pierluixhi Golinin. Berisha është aktivizuar në katër ndeshje këtë sezon, dy në kampionat dhe dy në Europa League, ndërsa nesër do ta nisë nga fillimi sfidën me Parmën.

Me shumë mundësi do të jetë Berisha titullari i portës kundër Parmës, sepse Golini ka patur shumë hapësira deri më tani”, është shprehur trajneri i Atalantës për portierin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *