Shans i artë për Podolskin, pranë rikthimit në kombëtaren gjermane

0

Lukas Podolski është shumë pranë rikthimit në kombëtaren gjermane. Mëngjarashi mund të përzgjidhet si një ndër tre lojtarët mbi moshën 23 vjeç në skuadrën që Gjermania do të dërgojë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Ka qenë vetë futbollisti gjerman që e ka pohuar këtë gjë në një intervistë per medien gjermane “Express”: Do të ishte një ndër i madh nëse do jem pjesë e skuadrës së Gjermanisë në lojërat Olimpike. Kam krijuar një lidhje të fortë me Japoninë gjatë këtyre viteve të fundit.

34-vjeçari luan prej 2 vitesh në Japoni me skuadrën e Visel Kobe. Podolski ka grumbulluar 130 aktivizime me përfaqësuesen gjermane, ku ka shënuar 49 gola.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.