Shans i artë për Meritan Shabanin, Niko Kovaç i beson takimin e Kupës

Bajerni i Mynihut do të ndeshet nesër kundër skuadrës gjysmëprofesioniste të Rëdinghauzenit në kuadër të raundit të dytë të Kupës së Gjermanisë. Trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Niko Kovaç, deklaroi se për këtë sfidë do të marrë disa lojtarë nga ekipi B i bavarezëve, ndër ta dhe lojtari me origjinë shqiptare Meritan Shabani.

Mesfushori 19-vjeçar është aktivizuar deri më tani me ekipin B të Bajernit, që militon në divizionin e katërt të futbollit gjerman. Në 10 ndeshje, Shabani ka gjetur pesë herë rrugën e rrjetës duke e treguar qartë se është një lojtar që meriton të luajë në nivele shumë më të larta.

Në fund të sezonit të kaluar Shabani firmosi një kontratë të re me kampionët e Gjermanisë që e mbaron në qershor të 2020-ës, ndërkohë që shumë klube të Bundesligës.2 kanë shfaqur interes për huazimin e lojtarit.  Aktualisht Shabani përfaqëson moshat e Gjermanisë në arenën ndërkombëtare, por interesi i Kosovës dhe Shqipërisë për lojtarin mbetet i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *