Shameti: Mendjen tek Europa, pastaj flas me Gjicin

0

Mbrojtësi i Kukësit, Ylli Shameti, do të nisë sezonin e gjashtë rresht me verilindorët dhe është natyrisht “senatori” i kësaj skuadre. Gjirokastriti ka nisur punën për pjesëmarrjen në kupat e Europës, edhe pse është pa kontratë për sezonin e ardhshëm, pasi kontrata e sezonit të shkuar parashikonte praninë e tij edhe në Europë. Gjithsesi, 34-vjeçari nuk shqetësohet dhe pret të shohë ecurinë në Europë.

“Objektivat janë të tjera tashmë, sepse kemi nisur punën për kupat e Europës dhe duhet të përgatitemi siç duhet. Dihet rëndësia e këtyre ndeshjeve dhe vështirësia është e madhe. Kemi dy ditë që kemi filluar stërvitjen dhe besoj se do të ecim mirë”.

Grupet e Europa League? “Pa diskutim që do të ishte “qershia mbi tortë” pjesëmarrja në “Europa League”. Tani duhet të japim maksimumin në stërvitje dhe më pas të presim parë shortin në 19 qershor”.

E ardhmja? “Të luajmë një herë ndeshjet në Europë, pastaj do të bisedoj me presidentin Gjici. Dëshira ime është të jem pjesë e Kukësit, por kontrata duhet të firmoset nëse kanë dëshirë të dyja palët”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.