Shameti: Do na mungojë Musolli, Kamza problematike

Ylli Shameti do të jetë gati për Kukësin. Kapiteni ia ka dalë të rikuperohet dhe sot ka dalë para mediave. Nuk mund të mos fliste fillimisht për Besar Musollin, i cili të paktën për gjashtë muaj do t’i mungojë verilindorëve.

“Në radhë të i uroj Musollit shërim sa më të shpejtë dhe rikthim të shpejtë në fushën e lojës. Ai është prej atyre kolegëve që unë e kam si vëlla, pasi prej 6 vitesh luaj me të. Kemi luajtur afër njëri-tjetrit në fushë dhe merremi vesh me sy. Do na mungojë shumë në fushë, por janë gjëra që ndodhin në jetë. Lojtarët e tjerë do të mbushin si duhet hapësirën e lënë bosh nga ai”, u shpreh gjirokastrite fillimisht.

Më pas si flet për rikthimin e tij pas mungesës në ndeshjen kundër Teutën në transfertë. “Shpresoj që rikthimi im të ndikojë pozitivisht dhe të jem në 100% ta kapacitetit tim. Duhet që ekipi të jetë mirë dhe fusha e lojës do të tregojë gjithçka”.

Shameti vlerëson kundërshtarin e radhës: “Ky kampionat është i vështirë dhe duhet mobilizim ndaj çdo kundërshtari. E kemi provuar dhe vjet me Kamzën dhe na ka nxjerrë probleme. Do ta vlerësojmë në maksimum dhe padyshim që do të futemi në fushën e lojës për të marrë tre pikët. Teuta? Nuk kam luajtur në ndeshjen kundër Teutës. Ekipi shkoi shumë mirë, përveç disa momenteve të veçanta. Shpresoj se këtë javë t’i reduktojmë gabimet që kemi bërë. Do të japim më të mirën në fushën e lojës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *