Shaland: Ndeshje e veçantë, na duhet vetëbesim

0

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shaland, u shpreh i kënaqur nga loja që shfaqi ekipi i tij në ndeshjen ne Podgoricë ndaj Malit të Zi. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, tekniku zviceran foli disa nga problematikat qe skuadra e tij shfaqi në këtë takim.

“Skuadra luajti një futboll të mirë. Në pjesën e dytë patëm dy raste për të shënuar golin e dytë. Mund ta kishim vrarë lojën, por s’ia dolëm. Në futbolli rregulli është po nuk shënove do të shënojnë, dhe kështu ndodhi. Kemi luajtur një ndeshja të veçantë në transfertë. Nuk ishte një ndeshje e mrekullueshme, por ishte një ndeshje e mirë”.

PROBLEMET NË FINALIZIM – “Ndoshta duhet të tregohemi të tregojmë më shumë qetësi në metrat e fundit. Kemi shumë shpejtësi e forcë me lojtarë si Rashica etj, por ndoshta është dhe çështje vetëbesimi. Çdo sulmuesi i duhet vetëbesimi”.

ZËVENDËSIM I CELINËS – “Celina luajti mirë, por kemi dhe një ndeshje tjetër. Të mos harrojmë vjen nga një dëmtim dhe kjo ishte ndeshja e tij e parë pas gjashtë javësh. Është një lojtari i mirë, duhet të tregojmë durim me të. Sot luajtëm me një sistem më ndryshe. Halimi bëri shumë mirë në mesfushë sot”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.