Shaland mendon për ndeshjet e nëntorit, dy “përforcime” për zviceranin

0

Kosova do të luajë ndeshjet më të rëndësishme të këtij viti në muajin e ardhshëm. Skuadra e Shaland do të sfidojë Maltën në transfertë dhe më pas do të presë Azerbajxhanin, sfida këto të vlefshme për Ligën e Kombit. “Dardanët” janë të parët në grupin e tyre dhe tashmë shihen si favorit që të fitojnë grupin dhe më pas të diskutojnë për biletën e Ligës D që të çon në Europian.

Teknik Shaland ka bërë ovanjë punë mjaft të mirë më skuadrën e tij, por ajo që bie në sy është fakti se në dispozicion ka mjaft kualitet. Gjithsesi, nuk mbarojnë afrimet në përfaqësuesen kosovare, pasi për dy ndeshjet e ardhshmen trajneri zviceran do të ketë dy alternativa më shumë në dispozicion.

Shkëlqim Demhasaj dhe Mirlind Kryeziu janë pajisur me pasaporta kosovare dhe do të jenë të gatshëm që në ndeshjet e ardhshme për Kosovën, ashtu siç raporton “Telegraf”. Të dy kanë qenë pjesë e skuadrës së 21-vjeçarëve të Zvicrës, por më pas zgjidhën që të ndryshonin ngjyra, për të kontribuar për Kosovën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.