Shaland: Luajtëm si gladiatorë, ne e ëndërronim kualifikimin

Bernard Shaland është arkitekti i Kosovës dhe meritë të padiskutueshme për këtë sukses ka tekniku zviceran. Numri një i stolit të “dardanëve” ka folur pa ndeshjes, duke treguar se skuadra e tij e kishte kërkuar me ngulm këtë sukses.

“Mendoj se ishte një ndeshje e rëndësishme, pasi kemi ëndërruar për këtë kualifikim dhe kemi bërë një progres në skuadër dhe natyrisht me lojën që kemi treguar”.

“Ne duhet të luajnë me një mentalitet fitues, me një mentalitet të gladiatorëve dhe natyrisht se e përgëzoj ekipin për karakterin e treguar”.

“Mendojë se kishim një lidhje të mirë në fushë, pasi sulmi e ndihmoi mesfushën dhe mesfusha mbrojtjen, krijuar një lojë kompakte”.

“Ne e dimë se jemi të rinj si ekip dhe duhet të  rritemi edhe më shumë, kjo është detyra ime si trajner”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *