Shaland i kënaqur me lojën: Tani mendjen te Malta!

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland foli pas ndeshjes së mbyllur me Ishujt Faroe. 67-vjeçari është shfaqur i kënaqur me paraqitjen e të besuarve të tij. Zvicerani gjithashtu shtoi se Kosova kishte pak probleme në sulm dhe se sfida e radhës ndaj Maltës duhet fituar me patjetër.

“Jam i lumtur me paraqitjen e ekipit, por nuk mund të them njësoj edhe për rezultatin. Kemi performuar mirë në pjesën e parë të ndeshjes, por jo edhe në të dytën. Stadiumi me bar artificial na ka vënë në vështirësi, sikurse ekipi kundërshtar që sot pati një paraqitje të mirë dhe për atë duhet komplimentuar.”

“Kemi ngecje në repartin e sulmit, ndryshe kemi funksionuar shumë mirë si grup në këtë ndeshje. Kemi bërë pasime të shumta, kemi luajtur përmes krahëve, kemi pasur krosime dhe shumë mundësi, por nuk ishim aq efikas sa duhej. Ne duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Synimi ynë është të fitojmë ndeshjen e radhës ndaj Maltës, nuk mendojmë për gjëra të tjera.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *