Shaland: Do ta kemi të vështirë me Bullgarinë, por pres fitoren

Trajneri i Kosovës Bernard Shaland ka folur para gazetarëve në daljen për shtyp që i paraprin takimit të nesërm të Kosovës në Sofie kundër Bullgarisë. Trajneri është i bindur se djemtë e tij s’do ta kenë aspak të lehtë, por pavarësisht kësaj ai pret që të rikthehet në Prishtinë me një rezultat pozitiv.

“Bullgaria ka ndërruar trajner dhe kjo gjë ka sjell që ata të ndryshojnë sistemim e lojës. Mund të them se nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne. Gjithmonë e kam thënë se do të vazhdojmë të luajmë me të njëjtën filozofi loje, gjithsesi ne në çdo lojë përpiqemi t’i përshtatemi lojës së kundërshtarit”.

“Pashë ndeshjen me Çekinë. E kam të qartë që s’do ta kemi të lehtë në Sofie. Pritshmëritë e mija s’kanë ndryshuar. Pres që të arrijmë fitoren. E respektoj kundërshtarin. Trajnerin e tyre e njoh mirë pasi ka punuar në Zvicër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *