Shah mat me një lëvizje, Moraesh ndryshoi Dinamo-Skënderbeu

0

Pushimi i ndeshjes: Skënderbeu po fitonte 1-0 në Kiev dhe po luante mirë, ndaj një Dinamoje që sulmoi shumë vetëm pas minutës së 30-të dhe nuk dukej në një mbrëmje të mirë. Megjithatë, trajneri Kaskeviç nxorri “lepurin nga cilindri”: jashtë Harmash, zhgënjyes në 45 minutat e para, në fushë sulmuesi Zhunior Moraesh, braziliani 30-vjeçar i kthyer pas një periudhe zhgënjyese në huazim te Tianzhin Kuanzhian në Kinë.

Për dreq, Moraesh e gjeti pikërisht kundër Skënderbeut të shënonte golin e parë personal në vitin 2017, duke kaluar ukrainasit në avantazh, por jo vetëm kaq, sepse futja e tij ndryshoi totalisht lojën dhe e bëri Dinamon shumë më agresiv dhe të pranishëm në zonën korçare.

Pas ndeshjes Moraesh nuk e fshehu kënaqësinë për ndeshjen e tij të mirë, pasi u shpall edhe njeriu i ndeshjes: “Jam i lumtur për këtë rezultat. Nuk e nisëm mirë, por trajneri na tha në pushim të ndeshjes që duhet të korrigjoheshim dhe të ishim më agresivë. Ne patëm raste, por ishte një betejë deri në fund. Jemi të kënaqur me pjesën e dytë dhe falënderojmë tifozët, ëq na mbështetën fuqimisht”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image