Sh.K.B.Tirana fiton edhe në Vlorë, tashmë sytë nga play-off

Sezoni i rregullt në basketboll për femra po i afrohet fundit dhe tashmë nuk ka më hapësira për ndryshime në renditje.

Sh.K.B.Tirana kryesuese fitoi këtë të shtunë në Vlorë, 80-70 ndaj Flamurtarit, duke vijuar të dominojë kampionatin.

Vlonjatet, kampione në fuqi, nuk arritën asnjë moment të kishin epërsi ndaj një kundërshtari që tashmë është përforcuar ndjeshëm me lojtare të huaja.

Sh.K.B. Tirana mbron kreun, e ndjekur nga Sh.B.Tirana, që fitoi lehtësisht ndaj 89-51 Vllazninë. Pikërisht 2 Tiranat, Flamurtari dhe Vllaznia janë skuadrat që do të përballen në play-off për titull, që nis së shpejti.

BASKETBOLL, GRUPI A FEMRA

1. Sh.K.B. Tirana – 28 pikë (13F, 2H)

2. Sh.B.Tirana – 27 pikë (12F, 3H)

3. Flamurtari – 25 pikë (10F, 5H)

4. Vllaznia – 22 pikë (7F, 8H)

5. Studenti – 18 pikë (3F, 12H)

6. Elbasani – 15 pikë (0F, 15H)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *