Sfidë e veçantë me Dinamon, Canaj: Meritojnë respekt!

0

Java e 25-të ka një përballje “big”, Dinamo-Vllaznia, ndeshje që do të luhet në Kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmës. Si rrallë herë në futbollin shqiptar, në kategori inferiore këto dy skuadra vijnë në këtë përballje mes tyre me 27 tituj kampion të fituar në Superiore.

Për SportEkspres.com, tekniku i Vllaznisë, Agim Canaj, e pret me emocion këtë përballje të veçantë në karrierën e tij si trajner. “Më vjen shumë keq që këto dy emra të mëdhenj, dy ikona në futbollin shqiptar, ndeshen sot si inferiorë, jashtë elitës, ku kanë fituar shumë tituj e trofe. Natyrisht që unë kam emocione për këtë përballje me Dinamon, por duke qenë se historikisht të dyja këto skuadra kanë prodhuar lojë, kështu e mendoj edhe të dielën”.

“Unë kam idenë e disa ndryshimeve në formacion për ndeshjen me Dinamon, pasi kemi disa të dëmtuar. Por duke qenë se ne matematikisht e siguruam ngjitjen në Kategorinë Superiore, po mendojmë për finalen e Kategorisë së Parë, që edhe këtë herë në stolin e Vllaznisë, do të ndeshemi me Bylisin, skuadër që unë e kam drejtuar në karrierën time si trajner”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.