Sfida me Erzenin, finalja me Bylisin dhe e ardhmja: Canaj i tregon të gjitha

0

Agim Canaj ka një periudhë të shkurtër që e drejton Vllazninë dhe për të është hera e parë që ulet në stolin e një skuadre në Kategorinë e Parë. Pasi të mbyllet ndeshja e fundit e kampionatit me Erzenin, Vllaznia ka si objektiv finalen me Bylisin. Vlonjati deklaron për SportEkspres.com se për të ardhmen gjithçka do të varet nga zgjedhjet vendore, pasi kuqeblutë administrohen nga Bashkia.

“Duke qenë se e kemi zgjidhur matematikisht gjithçka, motivimi i skuadrës ka qenë kryesori. Më 31 maj shumë futbollistëve titullarë u mbarojnë kontratat me Vllazninë, ndaj me Erzenin kemi menduar që të aktivizojmë lojtarët me më pak minuta. Sigurisht ata elementë që i shërbejnë të ardhmes së kësaj skuadre. Jam këtu me shumë pasion dhe objektivin e arritëm, ndërsa e ardhmja deri në këto momente nuk ka asnjë piketë. Dihet që Vllaznia menaxhohet nga bashkia”, shprehet Canaj.

Për ndeshjen finale me Bylisin, Canaj deklaron: “Çdo trajner ka nostalgji për skuadrat që ka drejtuar. Si profesionist do dëshiroja që Vllaznia të fitojë finalen, që do jetë vendimtare jo vetëm për Kupën, por edhe për përfitimin monetar. Gjendja në aspektin financiar tashmë dihet dhe ato të ardhura do ishin një plus për klubin”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.