Sfida kundër Liverpulit, Kovaç: Të jeni të sigurt se nuk mbaron 0-0!

0

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes kundër Liverpulit, ku pranoi se të kuqtë ishin ekipi i parë që donte të eliminonte nga shorti. Por goglat vendosën dy gjigantët evropianë përballë dhe Kovaç tha se do të jetë një sfidë shumë e vështirë, që kurrsesi nuk do të mbyllet 0-0. Në fjalën e tij para mediat, trajneri tha:

LIVERPULI – Do të luajmë kundër skuadrës më të vështirë që mund të na kishte rezervuar shorti. Nëse shikoni se çfarë ka bërë Liverpuli sezonin e shkuar, do e kuptoni se sa të vështirë e ka Bajerni kualifikimin.

FAVORIT – “Nuk e di nëse kjo sfidë do të ketë një skuadër favorite, por ajo që them me bindje të plotë është se nuk do të jetë një ndeshje që do të mbarojë 0-0”.

RIBERI DHE BOATENG – “Zherom ka një problem shëndetësor. Po pres përgjigje nga mjekët dhe nëse më konfirmojnë se është në gjendje të luajë, do të udhëtojë me skuadrën. Riberi? Gjithmonë më surprizon. Është një natyrë që nuk dorëzohet asnjëherë dhe kjo gjë më pëlqen shumë. I kam thënë që do të udhëtojë për këtë sfidë dhe ishte shumë i lumtur. Më tha që nuk ka vënë gjumë në sy (qesh)”.

KOMAN – “Do të përmirësohet orë pas ore. Kemi dhe 24 orë kohë dhe unë e njoh shumë mirë, prandaj them se mund të laujë. Gjithmonë nëse nuk ndjen as dhimbjen më të vogël, pasi në të kundërt nuk do e aktivizoj kurrsesi”,- përfundoi Kovaç.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.