Sfida kundër Barcelonës, Levante pa shqiptarët në fushë

Levante do të luajë nesër përballë Barcelonës, ndeshje e vlefshme për “Copa Del Rey”. Sipas mediave spanjolle, trajneri Pako Lopez nuk do të grumbullojë disa lojtarë të rëndësishëm dhe një nga ta është dhe mesfushori Enis Bardhi.

Maqedonasi mund të konsiderohet si “macja e zezë” e Barcelonës, pasi ka arritur t’iu shënojë në disa takime. Arsyeja e mungesës së Bardhit për këtë takim flitet të jetë për vendime taktike dhe nuk flitet për një dëmtim.

Ndërsa Armando Sadiku, nuk është rikuperuar ende plotësisht nga ai dëmtim që e mbajti larg fushave për gjatë gjithë sezonit dhe do ta ndjekë këtë takim nga tribunat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *