Sfida e Van Dijk: Champions-i vetëm fillimi, jemi të uritur!

Virxhil Van Dijk është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe sezonin që sapo u mbyll, hodhi kandidaturën e tij për “Topin e Artë”, pasi bëri paraqitje thuajse perfekte. Për përformacën e tij gjatë edicionit të shkuar, kapiteni i Holandës tha:

“Kam pasur disa ditë kohë për të reflektuar dhe për të rishikuar sezonin që bëmë me Liverpulin. Kemi bërë një sezon perfekt, arritëm gjëra të mëdha. Ndihem shumë krenar që jam pjesë e këtij grupi. Të jesh Kampion Europe është një ëndërr e bërë realitet. Tani jemi shumë më të uritur për sezonin tjetër.

Jam i emocionuar edhe për kombëtaren e Holandës, kemi një të ardhme të ndritur përpara. Do të jemi edhe më të fortë se ne Nations League. Falëminderit të gjithëve për suportin këtë vit. Shihemi në sezonin e ardhshëm”, shkroi Van Dijk në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *