Sfida e pamundur në kupë, Pordenone e mund keqas Interin në rrjetet sociale

0

Deri para pak ditësh Pordenonen si ekip futbolli e njihnin vetëm rivalët e vet nga Seria C e poshtë në Itali, pasi qyteza e vogël në veri të Italisë nuk është se ka ndonjë traditë të madhe në futboll, aq sa nuk ka qenë kurrë në Serinë B.

Tani, në vitin 2017, Pordenones i vjen rasti për të bërë histori. Luan në Serinë C, ku po paraqitet mjaft mirë, ndërsa në Kupën e Italisë ka mahnitur, duke eliminuar Venecian, Leçen dhe së fundi Kaliarin e Serisë A.

Në turin e ardhshëm, të martën, Pordenone do të vizitojë Interin, në bazë të një rregulloreje qesharake, që favorizon klubet e mëdhenj dhe nuk ua jep shanse ekipeve të vogla. Në Pordenone nuk e vrasin mendjen, në San Siro do të shkojnë mbi 2000 tifozë dhe klubi ka bërë një fushatë spektakolare në internet, duke fituar pastër ndaj Interit në garën e popullaritetit.

Thuajse çdo ditë Pordenone ka postuar në Twitter mesazhe plot humor, duke rritur entuziazmin dhe duke sfiduar Interin.

Krahasim i atmosferës në dy qytetet, me Pordenonen që do të festonte shumë më zjarrtë kualifikimin, sesa tifozët e Interit në Milano.

Krenari për faktin që ashtu si Interi, Pordenone nuk ka qenë kurrë në B.

Krahasim mes sulmuesit veteran Berretoni dhe Mauro Ikardit: ky i fundit nuk ka luajtur kurrë në Champions e nuk ka shënuar në Intertoto, Berretoni po.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image