Sezoni për t’u harruar i De Geas, edhe Karius më mirë

David De Gea është në qendër të vëmendjes së mediave britanike, jo vetëm për kontratën e tij që skadon këtë verë dhe rinovimi po mungon, por dhe për ndeshjet shumë të dobëta që ka bërë. Portieri spanjoll ka bërë shumë gabime këtë sezon, që i kanë kushtuar pikë të rëndësishme Mançester Junajtid.

Në statistikat e këtij sezoni, De Gea është më dobët se edhe portieri famëkeq, Loris Karius. Spanjolli i “Djajve të Kuq” ka pësuar 53 gola në kampionat, ndërsa Karius 39. Mesatarja e notës së De Geas gjatë këtij sezoni është 6.46, ndërsa e Karius 6.70. De Gea ka bërë katër gabime që janë penalizuar me gol, ndërsa gjermani i Beshiktas asnjë gabim.

De Gea ka pësuar 1.4 gola për ndeshje, ndërsa Karius 1.2. Gjithashtu, Karius ka pritur dhe një penallti, ndërsa Karius asnjë. Njëri cilësohet portieri më i mirë në botë, tjetri u largua si i paaftë nga Liverpuli…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *