Sezoni nis të hënën, Tirana një vit me dyer të mbyllura

Një vit të kyçur dhe sa më larg syve kuriozë të mediave. Një vit për të punuar pa zhurmë dhe për ta rikthyer klubin në nivelet që i takojnë dhe që tifozët presin.

Tirana nis këtë të hënë përgatitjet për sezonin e ri, me drejtuesit e klubit dhe trajnerin që kanë vendosur rregulla të reja. Në rikthimin në elitë bardheblutë do të kufizojnë në maksimum aksesin e mediave.

Stërvitja e parë e edicionit, në orën 17:00 në kompleksin stërvitor “Skënder Halili” do të jetë e hapur për mediat vetëm në 10 minutat e para. Rituali do të përsëritet vetëm dy herë në javë, prej këtij momenti e në vazhdimësi të sezonit.

Trajneri Ze Maria kërkon që skuadra të punojë sa më e qetë dhe larg vëmendjes, ndërsa dy herë në javë pritet të ketë edhe dalje publike për mediat. Te Tirana e sezonit të ri kërkojnë të flasin më tepër në fushë. Kjo është mënyra për të rikthyer lavdinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *