Sezoni i fundit për Alegrin, Juve ka gati zëvendësuesin

0

Juventus ka në krye të pankinës prej kohësh Masimiliano Alegrin, konkretisht që nga viti 2014. Pavarësisht se trajneri livornez ka pasur sukses të padiskutueshëm në Itali, diçka e tillë nuk ka ndodhur jashtë kufijve, pasi nuk ka arritur të fitojë objektivin madhor të bardhezinjve, pikërisht Champions League.

Kohët e fundi, pas humbjes ndaj Atletiko Madrid, nga mediat italiane është përfolur shumë se Alegri do të largohet në fund të këtij sezoni dhe kandidati kryesor për të marrë postin e tij është francezi, Zinedin Zidan.
Lidhur me këto lajmë, së fundmi thuhet se ish-trajneri i Realit ka pasur një takim me drejtuesit e “zonjës së vjetër”, ku dhe ka diskutuar mbi detajet e kontratës. Sipas asaj që raporton “La Stampa”, Zidan ka qenë në Torino ditët e fundit dhe një kalim i tij te Juventus në verë, duket diçka e kryer.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.