Sezoni i fundit me Bajernin, Roben mund të ndërrojë kontinent

Ky është sezoni i fundit me Bajernin e Mynihut për Arjen Roben. Holandezi do të përpiqet ta mbyllë me trofe aventurën 10-vjeçare me gjigantin gjerman, ndërsa nuk ka vendosur akoma për të ardhmen.

Para disa kohësh u fol për një transferim të holandezit “fluturues” në Serie A, me Interin dhe Lacion që do e prisnin me krahë hapur, por nuk përjashtohet as një rikthim i tij në kampionatin holandez. Ai është i përqendruar te gara e titullit me Dortmundin dhe po përgatitet për dy sfidat spektakolare kundër Liverpulit në Champions Ligë.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit nga Gjermania, Roben, i cili ka shënuar 143 gola në 305 ndeshje me ekipin bavarez, mund të ndërrojë kontinent në fund të sezonit. 35-vjeçari mund të fluturojë drejt Japonisë për të luajtur me FC Tokion. Nëse arrihet akordi me klubin japonez, Roben do të gjente aty emra si Andres Iniesta, Lukas Podolski dhe Fernando Torres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *