Sezon skandaloz, Naftëtari mendon që tani për revolucion në janar

0

Në Kuçovë e kishin parashikuar pjesëmarrjen në këtë sezon në Kategorinë e Dytë, ku të gjithë pa përjashtim po prisnin që të rivalizonin sërish me Shkumbinin për të kërkuar rikthimin në Kategorinë e Parë.

Aktualisht në Kuçovë janë shumë të trembur me ecurinë aktuale, ku duke u renditur në vendin e fundit në grupin ku bënë pjesë, Naftëtari është duke rrezikuar seriozisht edhe qëndrimin në Kategorinë e Dytë. Për këtë arsye, duke vlerësuar situatën aktuale, por edhe për t’i paraprirë rrezikut evident, klubi kuçovar është duke projektuar përforcimet e domosdoshme në merkaton e muajit janar, ku synohen futbollistë me eksperiencë që do të udhëheqin skuadrën në fazën e dytë.

Nga ana e Bashkisë mësohet se i është dhënë drita jeshile klubit për investime.

“Ne kemi shumë djem të rinj dhe me perspektivë në skuadër, por për qëndrimin në kategori na nevojiten investime dhe mundësisht disa futbollistë me eksperiencë”, është shprehur sulmuesi kryesor i Naftëtarit Erind Kallmi.

Edi Spahiu

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.