Sezon katastrofë, Suning mund Moratin për largim trajnerësh!

0

Sezoni 2016-17 ka nisur 1 korrikun e kaluar, teksa në stolin e Inter ka qenë trajner Roberto Mançini. Në 7 gusht ka ardhur shkarkimi i “Mancios”, i cili është zëvendësuar nga Frank De Bur. Më 31 tetor të 2016-ës është larguar De Bur dhe skuadra i është besuar (përkohësisht) Stefano Vekit. Më 8 nëntor të 2016-ës Inter ka zyrtarizuar Stefano Piolin si trajnerin e ri të zikaltërve. Më 9 maj të 2017-ës ka ardhur shkarkimi i Piolit, në stol është kthyer (edhe këtë herë përkohësisht) Stefano Veki, i cili do të drejtojë ekipin në tri ndeshjet e fundit të kampionatit. Sezonin e ardhshëm do të ketë një trajner të ri në drejtim të Ikardit me shokë.

Ky ka qenë në thelb sezoni i Interit, i pari nën drejtimin e Suning, pas lamtumirës përfundimtare të Masimo Moratit. Në këtë mënyrë, pronarët kinez kanë thyer rekordin e ish-presidentit legjendar të milanezëve. Gjatë pothuajse 20 viteve të tij në drejtim të skuadrës, në kohën kur vendi i tretë në kampionat konsiderohej një dështim (sot do të festohej në “Piazza Duomo”), sezoni rekord i ndryshimit të trajnerëve (1998-99: Simoni, Luçesku, Kastelini, Hoxhson) është konsideruar si një çmenduri. Kohët duket se kanë ndryshuar.

Tani Inter po mendon për të ardhmen e afërt me ëndrrën Antonio Konte në sfond. Është interesant fakti se edhe në 1999-ën, pas katër trajnerëve, është zgjedhur një juventin fitues, Marçelo Lipi, projekti i madh i Moratit, i cili ishte i bindur se treshja Lipi-Ronaldo-Vieri do të jepte rezultate. Projekti, siç mund ta mbani mend, ka dështuar për shkak të fatit të keq (dëmtimi i gjatë i “Fenomenit” dhe dëmtimi afatshkurtër i Vierit) dhe mosmarrëveshjes mes presidentit dhe trajnerit në lidhje me aktivizimin e Roberto Baxhos.

Tani ka ardhur momenti i revolucionit të ri, me Suning që duket se ka kuptuar, pas vetëm 9 muajsh, atë që duhet për të ndërtuar projektin e së ardhmes. Ndërkohë, për Antonio Konte është vënë në lëvizje edhe “BBC” që ka kontaktuar drejtuesit zikaltër në lidhje me trajnerin e Çelsit, me Interin që është përgjigjur “no comment”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here